Futboll Seria A

Gattuso: Nuk jam unë problemi te Milani

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se ai do të jepte dorëheqje menjëherë po që se do të kishte qenë ai problemi.

Kriza Rossonere e cila u trajtua me dënime në stërvitje nuk pati shumë efekt.

Ekipi i Gattusos është mposhtur nga Atlanta dhe është pikërisht trajneri ai që konteston ekipin e tij.

“Është situatë e komplikuar, tifozët po protestojnë dhe ne nuk mund të mendojmë që të vazhdojmë sezonin kështu. Por, nuk shoh njerëz që nuk japin më të mirën. Shoh njerëz që bëjnë gjithçka, por ne jemi të dobët”.

“Na mungon përkushtimi, uria dhe grinta. Unë po ashtu mendoj se ne duhet të ndalojmë së bëri krahasime. Ne duhet të fokusohemi në të tashmen, një e tashme plot vështirësi prej të cilës dueht të dalim së bashku. Ne nuk jemi ekip, sepse nuk përgjigjemi si ekip në momente të caktuara”, deklaroi Gattuso.

Milani është në vendin e 11-të në tabelë me vetëm 24 pikë.

Related posts

“EURO 2020″/ Danimarka mposht me “POKER” Rusinë dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

VAR DËRGON ITALINË TEK PENALLTIA! Boom penalltish në Serie A, kalon bindshëm Premier dhe Bundesliga

Delo.autor

Fazio i “rebeluar” dhe i  “çmendur”: Ja kush na eliminoi

Sadik.Autor

Leave a Comment