Futboll Seria A

Gattuso shfaqet i emocionuar pas fitores: Pa problem do qëndroja gjysmë i zhveshur në borë

Genarro Gattuso ka dhënë deklaratë tipike për të pas fitores së tij të parë në Serie A me Milanin. Milani mposhti Genoan në shtëpi që është fitorja e parë e trajnerit të ri në Serie A.

Dhe, Gattuso thotë se ai ishte aq i emocionuar gjatë duelit, sa që do të qëndronte gjysmë i zhveshur në borë.

“Bologna pati raste për të barazuar, ne natyrisht duhet të përmirësojmë mbrojtjen tonë. Është rrugë e gjatë që duhet bërë”.

“Jam i kënaqur për fitoren e parë. I falënderova djemtë dhe i përqafova një nga një. Unë e di se ata po bëjnë një punë të madhe dhe çfarë ata japin gjatë javës, kështu që i falënderova për mentalitetin, por po ashtu e kuptoj se është rrugë e gjatë para nesh”.

“Unë jam i tensionuar edhe kur luaj futboll me fëmijët e mi, kështu është natyra ime. Unë e ndjej lojën me intensitet e mos të flasim për fanellën e Milanit të cilën e barta për 14 vjet. Është nder e privilegj që të jem sërish këtu për të përfaqësuar klubin”.

“Unë e kuptoj se kur njerëzit më shohin në stol mund të qeshin. Unë nuk e kam ndjerë motin e ftohtë, do të qëndroja aty në borë gjysmë i zhveshur po që se do të ishte nevoja”, deklaroi Gattuso.

Related posts

Ronaldo zbulon fjalët që i tha djali i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’, e pabesueshme çfarë i ka thënë

Q.Autor

SKANDALI NË “EL CLASICO”/ Komunikimi i gjyqtarëve hedh poshtë vendimin e VAR: S’ishte penallti

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mourinho dhe tre të besuarit e tij shkaktojnë polemika, stërviten duke thyer rregullat e distancimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment