Europa League

Gavazaj: “Arbitri dhe disa gabime çuan në humbje”

Në mungesë të dy sulmuesve titullar, Sowe i mbetur jashtë skuadre i dëmtuar dhe James në shtëpi pasi nuk u pajis me vizë, ndihmuan që hapësirat dhe zonat në dispozicion të Enis Gavazaj, në ndeshjen që Skënderbeu diskutoi në Zvicër ndaj Young Boys. Pikërisht në këto kushte ishte Gavazaj ai që shënoi golin e parë, duke çbllokuar sfidën e gjithashtu kaluar provizorisht korçarët në avantazh. Një gol që gjithsesi u shfuqizua nga dy realizimet e vendasve, të cilët fituan ndeshjen në minutën e 5’ shtesë. Sipas Gavazajt, autorit të golit të vetëm për bardhekuqtë, arbitri dhe disa gabime të korçarëve çuan në humbjen e Skënderbeut. Image may contain: stadium and outdoor

“Anësori jashtë fushe e akordoi penalltinë, por kryesori nuk e dha. Ishte kundërshtimi i penalltisë nga ai. Ndeshjen na e humbi arbitri dhe disa gabime tonat. Sot e nisa maksimalisht dhe isha i përqendruar që të merrnim një rezultat pozitiv, të mbështetur edhe nga një numër tifozësh, por nuk patëm fat. Sot mendova vetëm për ndeshjen, nuk e çova ndër mend për menaxherët apo të tjera. Për të ardhmen time merret menaxheri im. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe shpresojmë që edhe në kampionat të vijojmë me këto ritme. Dua të jem më afër golit dhe po punoj edhe me trajnerin. Besoj se në të ardhmen do ta përmirësoj për të qenë më pranë golit”, u shpreh futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj.

Related posts

SFIDA NË EUROPA LEAGUE/ 13.500 gjermanë për Eintracht, Milano përgatitet për “luftë”

Delo.autor

SFIDA NDAJ OLYMPIACOS/ Kuqezinjve do t’u mjaftonte barazimi, por mund të…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Copenhagen

Q.Autor

Leave a Comment