Kategoria Superiore Shqipëri

Gjoka: Sukaj na ka dhënë fjalën, do t’i bashkohet Vllaznisë

Ernest Gjoka, trajneri i Vllaznisë, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, e fundit për vitin 2017, ku ka folur për merkaton e janarit:

“Do të ndërhyjmë në merkato. Po mundohemi shumë të përmirësojmë mbrojtjen dhe sulmin. Mbrojtja është pika më e dobët e skuadrës tonë. Me stafin tim po punojmë shumë që të afrojmë lojtarë të mirë. Jemi duke biseduar me lojtarë me mjaft cilësi. Shumë shpejt do të bëjmë publik edhe emrat. Hasani në Iran? Ne kemi humbur një lojtar me mjaft cilësi, por me çfarë mora vesh nga klubi, kemi fituar disi në aspektin ekonomik. Të ardhurat do të përdoren në merkato. Raste të tilla ndodhin në sport.

A do të ketë largime të tjera? Jo, nuk do të ketë lojtarë të tjerë që do të ndjekin gjurmët e Hasanit te Vllaznia. Në merkato lakohen shumë emra dhe bëhen publike dëshirat e klubeve kundërshtare për lojtarët tanë, si në rastin e Çinarit. Ne duam të përforcohemi, jo të dobësohemi më shumë. Afrimet e mundshme? Sukaj na ka garantuar se do të vijë te Vllaznia. Garancia zyrtare është kontrata, por unë i besoj fjalës së tij. Ne e mirëpresim një lojtar si Sukaj. Ai është lojtar i lirë në treg dhe ka lejekalimin e Partizanit në xhep. Sukaj mund të flasë me cilindo klub, por besoj se, si shkodran që është, ai do të jetë pjesë e jona”.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Ja momenti kur ylli Sadiku “trondit” portën e Real Potos me një “PREDHË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

E VEÇANTË/ Donte të drejtonte SHQIPËRINË, legjenda italiane i “bën nder” PANUCCIT

Isa.Autor

Pasi numëron gabimet e arbitrave, Flamurtari pyet: Sa pikë do të kishim…?!

Q.Autor

Leave a Comment