Futboll Premier League

Guardiola ‘i mbyll derën’ Sanchezit, kiliani në udhëkryq për të ardhmen

Manchester City ka ndërruar mendje sa i përket transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shumë i kënaqur me skuadrën aktuale dhe nuk dëshiron ndryshime gjatë janarit.

Sipas Goal.com, katalonasi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shtyjnë transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez deri verën e ardhshme.

Fillimisht e kishte kërkuar kilianin gjatë janarit, por tashmë Guardiola ka ndërruar mendje, pasi nuk dëshiron të prish harmoninë në skuadër.

Sanchez gjatë verës do të jetë lojtar i lirë, kur edhe skadon kontrata e tij me skuadrën londineze.

Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha evropiane, Real Madrid, PSG, Bayern Munich dhe Juventus.

Related posts

Fiorentina kujton dhe nderon Astorin, të gjithë në fushë më fanellën nr.13

Q.Autor

LIGA E KAMPIONËVE/ Faza gjysmëfinale starton me duelin Pep-Ançeloti, sfidohen dy “artistët” e stolit

F.autor

Ardian Mema “driblon” humbjen: Në janar duhet ndërhyrje, kam folur me presidentin

Isa.Autor

Leave a Comment