Futboll Seria A

Humbja ndaj Udineses, Spalletti kërkon përforcime nga Suning

Qartësimin mbi merkaton që Spaleti u ka kërkuar drejtuesve të klubit të premten gjatë konferencës për shtyp e ka marrë menjëherë po atë ditë në mbrëmje. Në hotelin e grumbullimit, në fakt, është paraqitur edhe Stiven Zhang dhe, së bashku me pjesën tjetër të krerëve zikaltër, ka pasur një mbledhje me teknikun.

Dyshime nuk ka: Interi do mund të investojë në merkato vetëm kur të arkëtojë nga shitjet. Mundësia tjetër janë huazimet. Me shumë mundësi, në këtë pikë, Spaleti dëshiron edhe një deklaratë publike duke parë që, edhe pas ndeshjes me Udinezen, e ka përsëritur konceptin dhe iu përgjigj komentit të Auzilios mbi temën: “Piero nuk është klubi, mendoj se nuk është në dijeni të mundësive të që kemi për investim. Përsëris, lëmë të flasin krerët!”.

FANTAZIA – Lojtarët e pëlqyer në Milano janë kryesisht Pastore dhe Mkhitarjan. “Duke mos pasur lojtarë të aftë në dyluftimet një kundër një, sot (të shtunën) patëm vështirësi kundër murit mbrojtës të Udinezes. Me shumë mundësi na nevojitet diçka për të hedhur hapin cilësor, por mbetemi të fortë”, ka qenë mendimi i teknikut pas humbjes.

C

Në të kundërt të Zhang Jr., Spaleti nuk ka pasur kontakte me Tohirin, i cili kundër Udinezes është rikthyer në Milano 10 muaj nga hera e fundit. Ishte 26 shkurti dhe Roma pushtoi “San Siro”- n me rezultatin 1-3, pikërisht si Udineze të shtunën…

“FAIR PLAY” – Sigurisht për të bërë merkato zërin duhet ta ngrenë mbi të gjitha drejtuesit me seli në Milano. Sabatini u përpoq në blicin e fundit në Nankin: problemi mbetet “fair play”.

FC Internazionale v AC ChievoVerona - Serie A

Një alternativë (nga autofinancimi) është investimi i menjëhershëm (në janar nuk ka limite shpenzimesh), për t’i besuar më pas Sabatinit dhe Auzilios si detyrë normalizimin e bilancit përpara qershorit. Dhe ndoshta kjo është mundësia e vetme në gjendje për të rikthyer buzëqeshjen te populli zikaltër, një rrugë pa sekrete për Sabatnin, mbretin e plusvalencave.

Related posts

NEYMAR vazhdon simulimet/ Shikoni reagimin EPIK të mbrojtësit amerikan (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Ahmetaj: Kemi objektiv të largohemi nga zona e…

Delo.autor

Tërbimi i ultrasve të PSG: “Madrid K…a!”

Q.Autor

Leave a Comment