Futboll La Liga

Isco ‘shpërthen’ pas humbjes me Barçën: Mjaft folët budallallëqe

Mesfushori i Real Madridit, Isco, i ka hedhur poshtë pohimet se kishte refuzuar të ngrihej për t’u nxehur si zëvendësues gjatë humbjes së skuadrës së tij 0-3 nga Barcelona në “Santiago Bernabeu”.

Spanjolli befas u la jashtë formacionit startues nga Zinedine Zidane dhe nuk u fut as si zëvendësues gjatë humbjes turpëruese të Real Madridit.

Isco po nxehej bashkë me Marco Asension dhe Gareth Bale pasi Barça kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por trajneri Zidane u detyruar ta fusë në lojë Nacho Fernandezin kur Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq pasi preku qëllimisht topin me dorë, duke shkaktuar edhe penallti, të cilën Messi e realizoi për 0-2.

Pas kësaj, disa media spanjolle pohuan se Isco nuk ishte vazhduar me nxehjen dhe ishte futur prapë në bankë, me Zidanen që i futi në lojë Bale dhe Asencio.

Por, Isco ka insistuar se u fut në bankë vetëm kur pa se dyshja po futjen në lojë.

“Mjaft shpërndatë mut. Dy bashkëlojtarët e mi po futeshin në lojë… nuk e paskam ditur se mund t’i bëjmë katër ndryshime”, ka thënë Isco në Twitter.

Related posts

Rinovimi i kontratës, Ze Maria dhe Refik Halili vendosin gjithçka sot

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË GJERMANI/ Pa frena mesfushori shqiptar në Bundesligë, realizon dopietë ndaj Munchenglad (VIDEO)

Delo.autor

DINASTIA E TRAJNERËVE ITALIANË NË KRYE TË KOMBËTARES/ Duka “hap zemrën”: De Biasi hero, Panucci më zhgënjeu…

Delo.autor

Leave a Comment