Futboll Premier League

Jurgen Klopp: Çmimi i Van Dijk nuk është lajm

Klopp e sheh si diçka normale çmimin e paguar për shërbimet e Van Dijk, duke parë çmendurinë në tregun e futbollit.

Liverpooli e transferoi Virgil van Dijkun për 75 milionë funte, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Të Kuqtë janë kritikuar për këtë shifër të paguar për holandezin, por Jurgen Klopp e sheh si diçka normale duke parë çmendurinë në vitet e fundit në tregun e futbollit, veçohen Neymar dhe Mbappe – PSG-ja i bleu dytë për më shumë se 400 milionë euro.

“Virgil kishte kontratë të gjatë me Southamptonin. Kështu janë gjërat. Gjithçka nisi disa vite më parë. Nëse nuk dëshiron ta bëni, mos e bëni”, tha Klopp për çmimin e Van Dijk.

“Kishim mundësin për ta bërë dhe tashmë ai është lojtar i Liverpoolit. A më pëlqen që e transferuam me atë çmim? Jo, sepse kjo e rrit presionin te lojtari”.

“Ai është lojtar i mirë dhe do të na ndihmoj shumë. Është rritur shumë si lojtar gjatë viteve të fundit, ka nevojë të përmirësohet edhe në disa aspekte”.

Related posts

NJË BEFASI PËR MILAN/ Liverpool ofron 30 milionë për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Semedo tek Wolves. Portugezi i shtati mbrojtës krahu më i shtrenjtë në Premier

Delo.autor

ZYRTARE/ Dështimi fatal me Holandën në “EURO 2020”, trajneri De Boer merr vendimin drastik për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment