Futboll Premier League

Kina e bën Alexis Sanchez lojtarin më të paguar në botë, ja reagimi i kilianit

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ka refuzuar të transferohet në Kinë, duke hequr dorë edhe nga një rrugë marramendëse e ardhur nga skuadrta e Hebei China Fortune. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, në adresë të sulmuesit të Arsenal ka ardhur oferta prej 21 milionë stërlinash në sezon nga ekipi kinez, ose ose më saktë një ofertë prej 400 mijë stërlinash në javë. Por Sanchez ka refuzuar ofertën dhe transferimin në kampionatin kinez, pasi kiliani ka të tjera plane dhe synon të luajë sërish në Premier League.

(Sulmuesi kilian Alexis Sanchez)

Oferta e ardhur nga Kina është më e mira që Sanchez dhe Arsenal kanë marrë muajt e fundit, me sulmuesin kilian që i skadon kontrata me “topçinjtë” në fund të sezonit. Oferta prej 400 mijë stërlindash në javë nuk ka joshur sulmuesin, që duket se ëndërron të luajë me skuadrën e Manchester City edhe pse e di shumë mirë që nuk do të ketë kurrë këtë rrogë si në Kinë. Skuadra e City është gati të ofrojë te Arsenal shumën prej 55 milionë stërlinash për të marrë lojtarin në janar, ose në qershor ai largohet pa asnjë qindarkë.

Related posts

Ramos: Kujdes nga Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Irani bën mrekullinë duke barazuar ndaj Spanjës, por “VAR” i mohon golin

Sadik.Autor

MENDUAN SE AJAX DO “SHPËRBËHEJ”/ Pas De Ligt një tjetër yll kërkon të qëndrojë në Amsterdam, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment