Futboll La Liga

Kritikat e “Fenomenit”: Barcelona u soll keq me Neymar, si dikur me mua…

Ronaldo tronditi botën në vetëm një sezon te Barcelona, ​​por pastaj u largua tek Interi për 5.000 milionë pesetas. Atje pësoi disa lëndime, por mundi të gjente një mundësi te Real Madridi, ku luajti në mes të viteve 2002 dhe 2006. Ish-sulmuesi i njohur kurrë nuk e ka fshehur se “Los Blancos” janë maja e arritjeve të tij me zemër gjatë karrierës, por tani e krahason largimin e tij nga klubi katalanas me atë të Neymar këtë verë, drejt PSG-së.

“Fenomeni” pranon se largimi i tij nga Barcelona ishte shumë i shëmtuar. “Ndihem shumë më mirënjohës dhe më e lidhur me Real Madridin, pavarësisht se e kam kaluar vitin më të mirë në Barcelonë. Por, fundi i eksperiencës sime me Barçën ishte i keq, shumë i ngjashëm me atë të Neymar, të jetuar tani”, – tha ai për “Esporte Interativo”.

Ronaldo nuk e kupton pse Barça përfundon kaq keq me lojtarët brazilianë: “Kjo ka ndodhur për disa kohë, sepse drejtorët e Barçës kanë bërë diçka të ngjashme me Romarion. Pastaj e bënë atë me Ronaldinhon. Por Barcelona është një qytet dhe një klub i pabesueshëm”.

Related posts

Pjanic shumë pranë Man City? Dybala mesazh shokut të skuadrës…

Isa.Autor

E PABESUESHME NË KINË/ Sulmuesi Oscar mposht portierin kundërshtar me një “MAGJI” nga jashtë zone (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Milani siguron regjisorin e së ardhmes, talenti mban emrin e Kuenkas

Delo.autor

Leave a Comment