Kategoria Superiore Shqipëri

Kukësi planifikon miqësore luksi me gjigandët e Stambollit

Gjatë fazës përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, nga data 4 deri më 16 janar, ekipi i Kukësit do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore. Drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë në fuqi janë drejt mbylljes së akordit për një sfidë të tillë luksi.

Pas ndeshjeve me Kajseriasporin, që do të luhet më 8 janar, dhe me Bursaspor, më 10 janar, ekipi kuksian do të përballet me Fenerbahçen e Stambollit. Kjo ndeshje miqësore pritet të luhet më 13 janar, në stadiumin “Mardan Palace” të Antalias.

Verilindorët vijnë në këtë përplasje luksi pas prezantimeve dinjitoze në Kupat e Europës, për 5 sezone radhazi. Kukësi është fitues i një kampionati në Shqipëri, i një Kupe të Shqipërisë dhe i një Superkupe të Shqipërisë.

Po ashtu, është nënkampion dhe finalist i Kupës së Shqipërisë në katër sezone. Shkuarja deri në turin e katërt të “Europa League”, në sezonin 2013-2014, është dhe një nga sukseset më të mëdha të ekipit kuksian.

Related posts

Tirana barazon me kazakët në miqësoren e parë turke

Q.Autor

Ish-futbollisti i Tiranës hedh hapin e madh në karrierë, debuton me ekipin e parë në La Liga

Q.Autor

TRIUMFOJNË PAS 9 MUAJSH/ Flamurtari “ringjallet” në Gjirokastër

Delo.autor

Leave a Comment