Futboll Premier League

Liverpool/ Klopp: Salah në dyshim ndaj WBA

Menaxheri i Liveproolit, Jurgen Klopp, do ta vlerësojë gjendjen e Mohamed Salah para ndeshjes të mërkurën në Premier League.

Salah ka pasur një start të furishëm në Anfield dhe me golin e tij ndaj Evertonit ai ka arritur në kuotën e 19 golave.

25 vjeçari u zëvendësua nga Klopp në minutën e 67-të dhe shikoi ndeshjen nga stoli teksa ekipi i tij barazoi me Evertonin për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Tashmë Klopp thotë se vazhdon të ketë dyshime për lojtarin, i cili thotë se ka një dëmtim.

“E nxorra Mohamed Salahun sepse ai ka pasur një problem në kofshë”.

“Më pas të gjithë thanë: ‘Si mund ta largoni atë’ dhe gjëra të tilla. Unë s’mund të dal dhe të them se ai është i lënduar”.

“Për momentin nuk është i lënduar, por shpresoj të kemi ndërhyrë në kohë”, u shpreh Klopp.

Related posts

TREGON GJENDJEN E PËRFAQËSUESES SË TIJ/ Messi: Icardi? Nuk e di se çfarë ndodhi që…

Delo.autor

Nainggolan-Dembele/ Ausilio në aksion këtë javë për lëvizjet e BUJSHME

Sadik.Autor

ZYRTARE: Barcelona jep lajmin e madh për Dembele

Q.Autor

Leave a Comment