Futboll La Liga

Mediat spanjolle japin lajmin e bujshëm, njëri nga kroatët e Realit do të transferohet tek Juve

Mateo Kovacic duket shumë pranë rikthimit në Serinë A, por këtë herë te kampionët në fuqi, Juventusi. Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Allegri dhe drejtuesit e klubit bardhezi janë angazhuar për t’i plotësuar dëshirën teknikut.

Mediat spanjolle raportojnë se Juventusi ka kërkuar zyrtarisht informacione për Kovacicin, duke u treguar i gatshëm ta marrë në huazim me detyrim blerjeje në verën e 2018-ës.

Te kroati, Allegri shikon futbollistin e duhur për të luajtur bashkë me Pjanic dhe Matuidi në mesin e fushës, duke parë se Khedira dhe Marchisio nuk ofrojnë garanci fizike për të përballuar intensitetin e në pjesën deçizive të sezonit.

Kovacic gëzon edhe mbështetjen e Zidanes në Madrid, por mesfusha e tejmbushur me kampionë ka bërë që hapësirat në dispozicion të tij, të jenë të pakta.

Operacioni i transferimit të Kovacic në Torino mund të mbyllet për një shumë prej 45-50 milionë eurosh.

Related posts

SULMUESI RUS U DËNUA PËR VEPRIM JO ETIK/ Dy pilotët bëjnë çmendurinë. Formojnë pen*sin në ajër (FOTO)

Delo.autor

U KTHYE NË “SAN SIRO” SI KUNDËRSHTAR/ Ja çfarë bëjnë tifozët “Zikaltër” për Nainggolan

Delo.autor

HIDHET SHORTI/ Grup “ferri” për Inter, ja me kë ndeshen “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment