Kategoria Superiore Shqipëri

Mensur Jakupi takohet me krerët e Kukësit, gati të zëvendësojë Milinkovicin e larguar

Trajneri i njohur i klubit të futbollit Gostivari nga Maqedonia, Mensur Jakupi, mund të jetë pasues i Mladen Milinkovic në pankinën  e Kukësit. Trajneri serb, para pak ditësh është larguar nga skuadra kampione shqiptare dhe tani drejtues të klubit verilindor në Shqipëri janë në kërkim të një trajneri të ri.

Ne mësuam nga burime të besueshme pranë trajnerit Jakupi se ky i fundit, gjatë ditës së martë është takuar me krerët e klubit kuksian për mundësinë e angazhimit në stolin e tyre. Mësohet se Jakupi, trajneri i dikurshëm i U-19 të Maqedonisë dhe i disa skuadrave të tjera në Maqedoni, ka prezantuar planin e tij, i cili është pëlqyer nga Kukësi. Mirëpo, fjalën përfundimtare do ta ketë Safet Gjici, i cili do të vendosë nëse Jakupi do të jetë trajner i ri i Kukësit apo jo.

Related posts

E BUJSHME/ Tirana e zyrtarizoi, Partizani tenton të “rrëmbejë” Taulant Seferin

Delo.autor

REKORD SHQIPTAR NË OLIMPIADË/ Luiza Gega, finalistja e parë që vjen nga një kryeqytet pa pistë atletike

Delo.autor

“VERILINDORËT” VAZHDOJNË PËRGATITJET INTENSIVE/ Skënder Gega “shkund” Kukësin. Trajneri pret më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment