Kategoria Superiore Shqipëri

Miratohet fondi për 2018, Bashkia i jep Luftëtarit 230 milionë lekë

Klubi i Luftëtarit funksionon si shoqëri aksionere prej dy vitesh, teksa 75% të aksioneve i takojnë presidentit Grigor Tavo, ndërsa 25% Bashkisë Gjirokastër. Dje, në mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit Bashkiak, ku u diskutua dhe miratua buxheti për vitin 2018, një zë të rëndësishëm kishte edhe klubi i futbollit.

luftetari festa

“Panorama Sport” mëson se këshilltarët bashkiakë votuan në unanimitet të plotë për t’i kaluar klubit Luftëtari shumën e 230 milionë lekëve të vjetër. Si pjesë jo pak e rëndësishme e shoqërisë aksionere, Bashkia Gjirokastër duket se i është përgjigjur më së miri presidentit Tavo, i cili natyrshëm është financuesi kryesor i Luftëtarit.

Vetëm në sezonin e kaluar, ku bluzinjtë bënë një paraqitje spektakolare duke e mbyllur kampionatin në vendin e katërt dhe pranë zonës europiane, mësohet se janë shpenzuar 700 milionë lekë të vjetër. Këtu bëhet fjalë vetëm për kontratat e lojtarëve, stafit teknik dhe akomodimin.

Klubi i Luftëtarit për çdo muaj ka një pagë fikse prej afro 10 milionë lekësh të vjetër për grumbullimin në hotel të futbollistëve dhe trajtimin ushqimor. Ndërkohë, pas mbledhjes së djeshme në Bashki, një koment për atë që ndodhi la edhe vetë kryetarja Zamira Rami, duke lënë të kuptohet se edhe për futbollin ka pasur një unanimitet nga këshilltarët.

“Për herë të parë, projekt-buxheti i Bashkisë Gjirokastër për vitin 2018 është miratuar në unanimitet të plotë. Faleminderit të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak për mbështetjen!”, shkruhej në faqen zyrtare të kryebashkiakes.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ SKËNDERBEUT/ Flet trajneri Duro: Është një meritë që i takon ekipit, pasi…

Delo.autor

U NDA NGA JETA E ËMA E DREJTORIT/ Partizani në zi: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama

Delo.autor

SHERRI PAS NDESHJES ME KUKËSIN/ Flet Presidenti Gazmend Demi: Trajneri Lerda do të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment