Futboll Premier League

Mourinho i gjen një pozicion të ri Zlatan: Mund të luajë si fantazist

Trajneri Jose Mourinho është gati t’i japë një tjetër shans sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, për ta hedhur në fushë si titullar në ndeshjen që “djajtë e kuq” do të luajnë nesër ndaj Leicester. Jo vetëm kaq, por trajneri duket se i ka gjetur një pozicion të ri në fushë sulmuesit 36-vjeçar, duke e konsideruar si një “nr.10” të përkryer, një fantazist.

Në ndeshjen e fundit në Carabao Cup, suedez luajti si titullar, ndërsa Lukaku, që ka luajtur çdo minutë në Premier League, e nisi takimin nga stoli. “Ekziston mundësia që ai të jetë sërish titullar. Zlatan luajti një orë, ndoshta më shumë, ndaj do të jetë gati për të luajtur një tjetër ndeshje nga fillimi, ndoshta 90 minuta”, tha Mourinho.

Unë mendoj se ai është gati për një fanellë si titullar”, u shpreh më tej Mourinho, duke i dhënë kështu më shumë besim sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, që mund të luajë në krah të Lukaku në ndeshjen e radhës në Premier. Kjo do të thotë që suedezi do të luajë më pas, si një “nr.10” në skemën e Mourinho.
Në ndeshjen e fundit ishte Lukaku më i avancuar, ndërsa Zlatan pas tij. Unë e kuptoj që kjo është një periudhë e vitit ku energjitë janë të pakta, luhet shumë shpesh, por ka gjithnjë hapësira për një “nr.10” dhe ai është një pozicion që Ibrahimovic e mbulon mirë, ndihet komod”, tha më tej trajneri portugez i Manchester United, që kërkon të ruikthehet te fitorja pas disfatës në Carabao Cup.

Related posts

E PAZAKONTË/ Nga tifozë kthehen në dado, “Ultrasit” e kroacisë i këndojnë ninulla bebes së vogël (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Sheiku i Katarit refuzon t’u japë dorën arbitreve, ja arsyeja (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jurgen Klopp dhe oferta që mund të kishte ndryshuar historinë

Delo.autor

Leave a Comment