Shqipëri

Në Kavajë e konsiderojnë të zhdukur, Mario Morina: U largova sepse…

Sikur të mos i mjaftonin pesë humbjet e fundit në kampionat, Besa është katandisur si mos më keq, pikërisht në prag të sfidës me Besëlidhjen. Në seancën e djeshme stërvitore, nën urdhrat e trajnerit Bledar Sinella, ishin vetëm 12 futbollistë, thënë ndryshe formacioni dhe portieri rezervë.

Të pyetur rreth këtij fakti, ndihmësi i Sinellës, Edmond Kodra, në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur: “Siç e dini prej ditësh kemi lojtarë të dëmtuar, si Mirel Duka, Edmond Hoxha, Tedi Cara dhe së fundi ndaj Dinamos u dëmtua rëndë dhe Emrush Kaloshi. Në këto kushte me Dinamon afruam lojtarë të U- 19, ashtu siç edhe e keni parë”, tha Kodra. Listës së mungesave i shtohet edhe Isufi, tashmë i larguar nga Besa dy javë më parë.

Related posts

DYSHE FANTASTIKE ME HYKËN/ Sabjen Lilaj gjen rrugën e rrjetës në kampionatin izraelit

Delo.autor

MIQËSORE/ Shqipëria barazon me Uellsin mes… shkelmave dhe tensionesh

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Tifozët shqiptarë kërkojnë bileta në treg të zi

Delo.autor

Leave a Comment