Kategoria Superiore Shqipëri

Rasti unik i lojtarit të Laçit. Erdhi, pa dhe… iku pas 29 minutash në Superiore

Laçi konfirmoi në muajin shtator transferimin në formë huazimi të sulmuesit nga Kongo, Idris Mbombo. Lojtari ishte nën kontratë me Al Shabab në kampionatin e Arabisë Saudite. Për kurbinasit shihej si një element që mund të bënte diferencën në Kategorinë Superiore.

Rezultate imazhesh për Idris Mbombo laci

Debutoi më 13 shtator në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë mes Sopotit dhe Laçit, që përfundoi me shifrat e çmendura 0-12 për bardhezinjtë. Mbombo u bë protagonist me një dopietë, duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën. Vetëm katër ditë nga debutimi, sulmuesi luajti për herë të parë edhe në Kategorinë Superiore me fanellën bardhezi, pikërisht në Laçi-Luftëtari 0-1.

Mbombo u fut në fushë në minutën e 61-të, por nuk arriti të evitonte humbjen e kurbinasve. Mirëpo, që nga ai dhe deri më tani, sulmuesi nuk figuron më pjesë e Laçit. Vetëm 29 minuta në Superiore dhe largim, një rast unik, pasi nuk bëhet fjalë për një sulmues që u la në stol, por që u zhduk në mënyrë misterioze.

Related posts

SHKËLQEU ME DOPIETË NDAJ ANDORRËS/ Sulmuesi Muçi: Ndaj Sllovenisë do të jetë ndeshje më e hapur, duhet të…

Delo.autor

BARAZIMI ME FLAMURTARIN/ Bushiç: Batha më provokoi, festoi sipas mënyrës…

Delo.autor

GAFË E PAFALSHME/ Ja momenti kur mesfushori Berisha shënon gol dhe ndëshkohet me kartonin e kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment