Futboll

Rivali i Dukës/ Zyrtari i lartë i FSHF sulmon Finon: Politika na prish punë

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku nuk është dakord që politika të bëhet pjesë e sportit, duke shprehur u kështu kundër deputetit Bashkim Fino si kandidat për president të FSHF-së.

shulku

Deklaraten Shulku e ka bere gjate emisionit e “Rubrika Sportive” në RTSH, ku ka folur mes te tjerash, edhe per kete ceshtje, jo pak te debatuar.

“Armand Duka nuk ka vendosur nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet e radhës për presidenti të FSHF-së. Unë nuk do të kandidoj, kjo është e sigurt”- ka thene ai.

idrizi-dhe-fino

Pyetur per Bashkim Finon si kandidat për president të FSHF-së, ai u pergjigj:

“Politika nuk duhet bërë pjesë e sportit. Nuk është korrekte që një politikan të hyjë në sport. Nuk ka gjë të keqe që Bashkim Fino të kandidojë, por siç e thashë, politika nuk duhet të hyjë në sport. Politika prish punë në sport”.

Related posts

“GJITHMONË E MË LARG…”/ Hysaj drejt Spanjës, tratativën e zgjidh një… interist

F.autor

SHQIPËRIA 90 VITE NË FIFA/ Infantino: Ju uroj fat për finalen e Conference League

F.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposhtet nga Anderleht dhe mbyll aventurën Europiane

Delo.autor

Leave a Comment