Gossip

Ronaldo dhe Georgina e mbyllin vitin 2017 me gjestin e tyre solidar

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë bërë një donacion për “Bankën e Ushqimit”, një organizatë bamirësie, që shpërndan ushqim për nevojtarët. 2017-ta ka qenë një vit plot gëzime për çiftin dhe ata kanë vendosur ta mbyllin duke kujtuar e ndihmuar ata me më pak fat.

Revista “HOLA” zbulon se CR7 dhe modelja shkuan personalisht në entitetin e sipërcituar për ta bërë donacionin e tyre efektiv. Kjo nuk është hera e parë që ylli portuguez u jep një dorë atyre që kanë nevojë më së shumti.

Tetorin e kaluar ai mori përgjegjësinë për kujdesin mjekësor të 370 të lënduarve, të prekur nga zjarri portugez. “E pamundur të mbetem indiferent ndaj kësaj tragjedie. Solidaritet me të afërmit dhe miqtë e viktimave.

Mbështetje të plotë zjarrfikësve, që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, – shkroi Ronaldo pranë një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Georgina, gjithashtu, tregoi anën e saj më mbështetëse një muaj më parë, kur shkoi në “Rastrillo Nuevo Futuro“ për t’u përfshirë në ndihmë sociale në favor të fëmijëve.

Related posts

Granit Xhaka me “papuçe” Gucci (Foto)

Sadik.Autor

DUSH NË DIELL/ Partnerja e portierit gjerman bëhet nostalgjike për verën. “Tërbon” ndjekësit me poza seksi

Delo.autor

Gazetarja italiane konsiderohet “mbretëresha” e fitnesit

Q.Autor

Leave a Comment