Futboll

Rrëfimi prekës i Eboues, Gallatasarai “ngrihet në këmbë” për të ndihmuar ish-futbollistin

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Gallatasarait, Emanuel Eboue, rrëfeu jetën e vështirë që po kalon pas ndarjes nga bashkëshortja, e cila i mori të gjithë pasurinë. Afrikani thoshte se po jetonte në shtëpinë e një shoku dhe nga pamundësia flinte në tokë, madje edhe strukej nga përbarimi për shkak të borxheve.

eboue

Pasi dëgjoi rrëfimin e 34-vjeçarit, ish-tekniku që e ka stërvitur tek Gallatasari, i ka ofruar ndihmë Eboues. Sipas “CNN” turk Terim i ka kërkuar Gallatasaray-it ta ndihmonte për ta rehabilituar ish-futbollistin dhe klubi i është përgjigjur menjëherë pozitivisht duke i ofruar një rol trajneri te ekipi U-14.

“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.

“Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasarai, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.

Related posts

VAJZAT FUTBOLLISTE TË “AS TIRANA”/ Mes sfidave dhe pasionit për të dhuruar spektakël (VIDEO)

Delo.autor

MILAN NIS “SKARCIMET”/ Pesë futbollistë me “valixhe në duar”

F.autor

SKANDALI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ndryshon renditja e Serisë A, këtij SUPER ekipi i hiqen pikë

Isa.Autor

Leave a Comment