Gossip

Rrëfimi i Wanda Nara: Nuk pendohem për asgjë!

Wanda Nara vijon të rrëfejë historinë e saj të dashurisë me Mauro Icardi, madje edhe jetën e saj me ish-bashkëshortin, Maxi Lopez. Ish-modelja ka treguar sekretet e jetës së saj për revistën argjentinase “Caras”. “Nuk më vjen keq aspak për ato që kam bërë në jetë. Aq më pak për atë marrëdhënie me Maxi Lopez. Falë asaj marrëdhënie në jetën time kam tre fëmijë që më mbushin zemrën me krenari”, ishin fjalët e Wandas në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez.

Imazh i ngjashëm

Ndërkohë, në lidhje me martesën me sulmuesin dhe kapitenin e Inter, Mauro Icardi, Wanda u shpreh: “Në fillim ishte gjithçka shumë fëmijnore mes nesh. Por më pas, me kalimin e kohës, u shndërrua më shumë në dashuri. Ndonëse Mauro më thotë se ka qenë gjithmonë dashur, kam dyshimin se dashuria vjen me shumë gjëra të tjera. Sot dashurohem çdo ditë më shumë teksa e shoh kaq shumë teksa bën rolin e babait. Marrëdhënia me vajzat e tij është e mrekullueshme. Edhe ato vdesin dashurie për atë. Është një njeri i madh”.

Rezultate imazhesh për wanda nara maxi lopez

“Kriza? Është një gënjeshtër e madhe. Mendoj se jemi në periudhën tonë më të mirë. Por, nëse një ditë do të mbërrijë një krizë, sikurse ndodh te çdo çift, të cilën do ta përballojmë, nuk do ta kisha aspak problem ta pranoj. Unë arrogante? Nuk jam aspak, as e paarritshme. Jam një njeri normal, me fëmijë, me probleme, me ditë kur ndihem e çkurajuar… Nuk e pozoj jetën time, sepse nuk do të më shfaqte të vërtetë. nuk ndihem shumë seksi dhe me ndonjë sjellje provocative. Nuk jam kujdesur kurrë për këtë gjë”, deklaroi Wanda Nara.

Imazh i ngjashëm

Related posts

PO SHIJON PUSHIMET/ Momente intime me partneren në jaht, MekGregor kapet “mat” (FOTO)

Delo.autor

TIFOZJA MË E ZJARRTË E MILANIT/ Njihuni me bukuroshen që mbështet “Kuqezinjtë”… (FOTO)

Isa.Autor

E KA SHFAQUR HAPUR DASHURINË PËR JUVENTUS/ Bukuroshja shqiptare “tërbon” ndjekësit me poza seksi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment