Futboll Seria A

Schick është shëruar plotësisht

Në verën e këtij viti hyri në zyrat e Juves për të nënshkruar kontratë të majme, por doli prej saj me probleme të zemrës. Provoi të nënshkruante edhe me Interin, por edhe atje i nxorën të njëjtin problem.

Gjashtë muaj më vonë, Patrik Schick është shëruar plotësisht nga ai problem kardiak i konstatuar nga Juventusi. Ekzaminimet e kryera në “Villa Stuart” në Romë kanë konfirmuar shërimin e plotë të Schick.

Një lajm i mirë ky për futbollistin çek dhe për Romën, që e bleu kartonin e tij nga Sampdoria këtë verë për shifrën e 29 milionë eurove.

Schick që u bë protagonist në përballjen e fundjavës së shkuar me atë rast të humbur në fundin e ndeshjes, që mund t’i jepte Romës një barazim të vlefshëm, mund të ketë një vend titulli nga trajneri Di Francesco edhe në përballjen me Sassulon.

Related posts

E PABESUESHME/ Duhen 4 milionë celularë për të prodhuar medaljet e “Tokio 2020”

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ U transferua me bujë te PSG-ja, mesfushori i shkel syrin Arsenalit

Delo.autor

“ISHIN TË DY…”/ Akuza e Scolari-t: Për faj të Anelka dhe Drogba kam humbur një mundësi të madhe

Delo.autor

Leave a Comment