Futboll

SPECIALE/ Futbolli Botëror përgjatë 2017. Njihuni me ngjarjet më spektakolare të këtij viti

2017-ta ka qenë një vit i madh i futbollit botëror si në aspektin pozitiv po ashtu edhe negativ. Një ndër ngjarjet më historike do të ishte arritja e Real Madridit të fitonte për herë të dytë radhazi Champions Leaguen, si asnjë ekip tjetër deri më sot.

Tregu i transferimeve gjithashtu do të merrte një tjetër goditje duke prishur balancat, shkaku do të ishte..Neymar! Transferimi i tij në Paris do të trondiste botën e futbollit. /AlpeNews.al/

Më poshtë do të keni të renditura të gjitha ngjarjet më spektakolare të vitit: 

Real Madrid  u bë i pari ekip në histori që fitoi Champions Leaguen për të 2-të herë radhazi.

Skuadra e Zinedine Zidane u bë ekipi i parë në histori që fiton trofeun e lavdishëm të Champions Leagues për të 2-tën herë radhazi.

Real Madrid arriti të triumfonte në finale përballë Juventusit me rezultatin e thellë 1-4.

Transferimi i Neymar tek PSG

Transferimi i Neymar tek PSG do të ‘trondiste’ botën e futbollit në tërësi.

Neymar arriti në Paris për shifrën rekord 222 milionë euro, shifër kjo që do të zhbalanconte ekuilibrat e tregut të transferimeve kudo në botë.

Tërheqja e yjeve të viteve ‘2000 nga futbolli.

Shumë futbollistë u pensionuan gjatë këtij viti duke na lënë pas vetëm kujtimet e golave të tyre spektakolarë. Disa nga Legjendat që u tërhoqën këtë vit ishin, Francesco Totti, Ricardo Kaka, Andrea Pirlo, Steven Gerard, Frank Lampard, Philippe Lahm, Xabi Alonso, Xavi Hernandez, Didier Drogba, Dirk Kuyt.

Italia jashtë kupës së botës pas 60 vitesh.

Italia ka shokuar botën e futbollit duke mos arritur të kualifikohet ndaj Suedisë në ‘Play Off’.

Ventura ishte i kritikuari i vetëm i kësaj tragjedie duke u shkarkuar menjëherë nga detyra por edhe Presidenti i Federatës Italiane të futbollit do të jepte gjithashtu dorëheqjen.

Real Madrid fiton për herë të parë në histori 2 herë radhazi botërorin e klubeve.

Përvec Champions Leagues, Real Madrid ka arritur të fitojë për të dytën herë radhazi edhe Kupën e Botës për Klube.

Ronaldo fitoi topin e pestë të artë në karrierë duke barazuar rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messi.

Ronaldo arriti të fitojë topin e pestë të artë në karrierë duke arritur kështu të barazonte rekordin e Lionel Messit. Ronaldo do të deklaronte objektivin e tij, të 7 topave të artë, po aq sa numri që mbart mbi shpinë.

Related posts

“PLESHTI” NË BERNABEU/ Ja ku paraqitet më mirë MESSI kundër Real Madridit

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Milani i befason të gjithë, drejtuesit e klubit gjejnë zëvendësuesin e Calhanoglu tek…

Delo.autor

NDESHJA E SË PREMTES/ Ja cili është formacioni i mundshëm anti Izrael

Isa.Autor

Leave a Comment