Champions League

‘Tabuja’ e Messit e ka emrin Chelsea, argjentinasi ka dështuar t’i shënojë londinezëve

Shorti i Ligës së Kampionëve ka qenë shumë i veçantë, por për dikë edhe i padëshirueshëm.

I tillë ka mundur të jetë për Lionel Messin, i cili do të ketë përballë kundërshtarin më të padëshiruar – Chelsean.

Barca luan ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt dhe Messi do të hyjë në këtë duel duke mos shënuar kurrë gol ndaj klubit londinez.

Në tetë përballjet e kaluara, Messi ka dështuar të shënojë ndaj Chelseat.

https://www.youtube.com/watch?v=o8dYj6IAbQ0

Ky është rekordi më i keq i Messit ndaj një klubi në karrierën e tij, dhe mbetet të shihet nëse ai do ta thyejë tabunë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj gjigantit anglez.

Ai ka realizuar 29 goditje ndaj Bluve në karrierën e tij, por madje ka humbur edhe penallti ndaj Petr Cech.

Lionel Messi do të tentojë të dëshmojë se është më i miri dhe pa dyshim të thyejë tabunë e tij të vetme në karrierë – Chelsean.

Related posts

Penallti për Liverpoolin ndaj PSG-s, shikoni çfarë bëri Milner (VIDEO)

Isa.Autor

Ja çfarë ndodh dhe Bajernin dhe Barçën, nëse Liverpool fiton Champions Leaguen

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Përcaktohet çiftet e “play-off”, Shkëndija “sfidon” “armiqtë ” SERBË

Isa.Autor

Leave a Comment