Futboll Premier League

(VIDEO) Tottenhami ‘shkatërron’ Southamptonin, Kane shpallet golashënuesi më i mirë i 2017-ës

Harry Kane ka dhuruar një performancë madhështore duke shënuar tre gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë brenda vitit 2017 dhe ndihmuar Tottenhamit ta shkatërrojë Southamptonin 5-2 të martën në mesditë.

Tottenham është futur në top katërshe të Premierligës me 37 pikë – të paktën derisa Liverpool, i cili ka 35 pikë, ta zhvillojë ndeshjen e mbetur të javës 20-të – duke e turpëruar Southamptonin 5-2 në “Wembley”, transmeton Express.

Harry Kane hapi shoun e tij në këtë ndeshje duke shënuar në minutat 22’ dhe 39’, duke e barazuar e më pas tejkaluar Lionel Messin si golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane për vitin kalendarik 2017.

Kane s’u ndalë me kaq dhe shënoi përsëri në minutën e 67-të, duke e thyer një rekord 22 vjeçar të vjetër të Alal Shearer. Kane është bërë lojtari i vetëm që shënon 38 gola në Premierligë brenda një viti kalendarik.

Golat tjerë për Tottenham i shënuan Dele Alli në minutën 49-të dhe Son Heung-Min në të 51-tën.

Ndërkohë, për Southampton, e cila mbetet në vendin e 13 me 19 pikë, shënuan Boufal në minutën e 64-të dhe Tadic në të 82-tën.

http://www.dailymotion.com/video/x6c920r

Related posts

Juventusi interesohet për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

YLLI I LIVERPOOL NË “RADARIN” E ZIDANE/ Sadio Mane: Për mua gjëja më e rëndësishme është…

Delo.autor

Alarm për bombë para ndeshjes Liverpool – Roma, evakuohet tribuna

Sadik.Autor

Leave a Comment