Futboll Premier League

Wenger: Liverpoolit i kthejmë reston, Chamberlain nuk duhet ta kisha aktivizuar

Arsene Wenger nuk e ka harruar shijen e hidhur të disfatës 4-0 që topcinjtë e tij pësuan nga të kuqtë e Jurgen Kloop në fillim të sezonit ndaj i bën apel skuadrës së tij që të zbresin të motivuar në fushë për takimin e kësaj të premteje në Premier League në mënyrë që të hakmerren për atë humbje të thellë. Ishte pikërisht Alex Chamberlain i pëzgjedhuri i Wenger në atë takim, të cilin trajneri e cilëson si një nga eksperiencat më të këqija në karrierë ndaj sot francezi 68-vjeçar kërkon t’i kthejë reston Liverpoolit sapo ata të shkelin në Emirates Stadium.

“Kur ke një karrierë të gjatë si kjo e imja, krahas kujtimeve të bukura që lidhen me sukseset, mbeten në kujtesë edhe disa epidose të cilat do të kishe dashur të mos i përjetoje kurrë, pasi vijojnë të të lëndojnë sa herë që iu rikthehesh. Gjithsesi e mira e futbollit është që të jep gjithmonë mundësinë për të rikuperuar dhe për të ndryshuar kujtimet nga të hidhura në të bukura. Prandaj në këtë takim vijmë shumë të fokusuar për të bërë një perfomancë tërësisht të ndryshme nga ajo e muajit gusht.

Sigurisht që motivimi nuk mungon, aq me tëpër kur përballë do të kenë një ish lojtar të tyrin, për të cilin Wenger shprehet se ndihet i penduar që e aktivizoi në atë takim vetëm pak ditë se ai të transferohej në Anfiled.

‘Sigurisht që rezultati i ndeshjes nuk ishte për shkak të një lojtari të vetëm por të gjithë skuadrës, por kjo nuk e zbeh faktin se jam penduar që e futa në lojë 24-vjeçarin Chamberlain. Gjithsesi Alex për mua është një lojtar që meriton respekt për faktin se ka mbajtur veshur fanellën tonë.Ai është i vetëdijshëm se unë kam një konsideratë të lartë për të si futbollist por duke iu refeuar një takimi të veçantë një trajner edhe pendohet për zgjedhjet e bëra.

Në takimin e së premtes Wenger pritet të angazhojë pikërisht shqiptarin nga Maqedonia, Shkodran Mustafi, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim në këmbë.

Related posts

BARCELONA DHE “LOS BLANCOS” HIDHEN NË SULM/ Ja shifra “GALOPANTE” për shitjen Neymar në verë

Delo.autor

“ÇFARË KAM BËRË?!” Nagatomo kujton momentin e vështirë te Interi: Kjo është e tmerrshme…

Delo.autor

U RIKTHYE SI TRADHËTAR/ Bonucci i kërkon ndjesë tifozëve, ata e bëjnë bajat (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment