Albanian Stars Futboll Premier League

Xhaka zhgënjen fansat e Arsenal, vërshojnë kritikat ndaj tij në Twitter

Arsenali mori një pikë për të dytën herë brenda tri ditëve pas barazimin pa gola me West Hamin të mërkurën mbrëma, dhe adhuruesit e skuadrës londineze nuk e kanë pritur aspak mirë performancen e Granit Xhakës në këtë ndeshje.

Në mungesë të Aaron Ramsey për shkak të lëndimit, kosovari i Kombëtares së Zvicrës e nisi ndeshjen nga fillimi përkrahë Jack Wilshere në mesfushë, por pati një paraqitje të dobët, gjersa skuadra e Arsene Wenger regjistroi ndeshjen e tretë më radhë pa fitore në Premier Ligë, transmeton Express.

Njëzet e pesë vjeçi u duk i plogësht dhe shpesh i pasigurt në mbrojtje teksa dështoi të lërë mbresa në fazën e sulmit pasi e humbi topin shumë shpesh në zona të mira dhe më shumë e pasoi atë anash sesa përpara.

Përkrahësit e Arsenalit kanë qenë të shpejtë në reagimet e tyre në rrjetet sociale. Njëri prej tyre ka shkruar: “Xhaka e ka paq me mua”, ndërsa një tjetër ka theksuar: “Xhaka s’e ka talentin që ne mendojmë se e ka”.

Related posts

SUPERIORE/ Ja renditja pas javës së dytë, ka surpriza…

Delo.autor

Mbrojtësi i KOMBËTARES i kënaqur: Të arrijmë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve. Izraeli? Në fushë për…

Isa.Autor

SKANDALOZE/ Sulmuesi SHQIPTAR përfundon në spital, u godit me SHUFËR HEKURI nga…

Isa.Autor

Leave a Comment