Albanian Stars Futboll

Zyrtare: Alban Meha i bashkohet kampionatit jordanez

Alban Meha më në fund është bërë me skuadër të re.

Mesfushori nga Kosova, karrierën do ta vazhdoj në kampionatin e Jordanisë.

Skuadra e re e Mehës do të jetë ekipi Al Faisay në elitën e futbollit jordanez.

Lajmi është bërë publik nga mediat lokale të Jordanisë të cilat kanë shkruar se Meha ka nënshkruar dy ditë më parë.

Së fundmi Meha ishte në klubin turk Konyaspor derisa ka gjashtë muaj që ka mbetur pa skuadër.

Meha ka bërë karrierë edhe në Gjermani me Paderbornin. 

Related posts

Shpërthen Martinez/ Ajo që ka thënë për Guardiolën nuk do i pëlqejë aspak trajnerit spanjoll

Q.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Skënderbeu tregon forcën në miqësoren ndaj Pogradecit

Delo.autor

Tifozët francezë dhe kroatë mahnisin botën, e pabesueshme çfarë bëjnë para finales (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment