Futboll

​Maldini: Jam i impresionuar nga Gattuso

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka lavdëruar trajnerin Gennaro Gattuso për punën që po bënë të “Rossonerët”

Gennaro Gattuso prej që ka marrë Milanin e ka drejtuar drejt fazës eliminuese në Europa league, e ka kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italia dhe e ka ngritur në pozitën e gjashtë në Serie A.

Nga kjo është befasuar Paolo Maldini, i cili ka përgëzuar Gattuson për punën që po bën.

“Puna e tij është duke sjellë frute. Rino ka transmetuar idetë e tij te skuadra se si duhet të luajë futboll”, tha Maldini për Gazzetta dello Sport.

“Po ashtu kjo mund të shihet edhe nga intensiteti në stërvitje. Ai erdhi në një situatë të vështirë, por tani puna e tij po sjellë frute. Puna e tij është që të kualifikojë Milanin në Ligën e Kampionëve”.

 

Related posts

“EURO 2020″/ Ish-trajneri Wenger nominon super favoritin e Europianit, kërcënimi vjen nga Anglia

Delo.autor

Di Maria e zhgënjen keq PSG-në, zbulon fanellën e re

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Ballkani apo Amerika Latine? Argjentina dhe Kroacia luajnë sonte për një vend në finale

F.autor

Leave a Comment