Futboll La Liga

​Sondazh: Tifozët e Realit nuk e duan Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk e ka mbështetjen e tifozëve të Real Madridit, të cilët nuk duan që ai të vazhdojë kontratën dhe të përmirësojë pagën e tij

E përditshmja spanjolle AS ka bërë një sondazh me pyetjen: “A dëshironi që Ronaldo të vazhdojë? 67 për qind e tifozëve janë përgjigjur “jo”.

Arsye për këtë janë paraqitjet e dobëta të portugezit, i cili në 14 ndeshje në La Liga ka shënuar vetëm 4 gola dhe Reali është 19 pikë mbrapa Barcelonës.

Ronaldo ka kontratë me Realin deri në vitin 2021 dhe përfiton nga 21 milionë euro në sezon, për dallim nga Neymar 36 në PSG dhe Leo Messi në Barcelonë nga 46 milionë euro.

Portugezi dëshiron kontratë të re ku do të përfitonte 50 milionë euro, pasi beson se meriton më shumë, duke qenë në dy vitet lojtari më i mirë në botë dhe duke ndihmuar Realin të fitojë pesë tituj sezonin e fundit.

Por, kështu nuk mendojnë tifozët dhe presidenti Florentino Perez, i cili ka njoftuar agjentin e lojtarit Jorge Mendez se është i gatshëm të dëgjojë ofertat për largimin e tij.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Realit me 422 gola në vetëm 418 ndeshje. /Express/

Related posts

MBI TË ARDHMEN E MBROTËSIT SULE/ Trajneri Nagelsmann: E njoh që nga U-16. Mund të kthehet në nivele të larta

Delo.autor

SHPEJTËSI DHE FANTAZI/ Zbardhet plani i Rejës për ndeshjen ndaj Anglisë. Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Delo.autor

Meyer në pritje të ofertës nga Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment