Futboll Premier League

10 klubet më të pasura në botë: I pari si gjithmonë Manchester City

Futbolli anglez jo vetëm që është më i preferuari në të gjithë botën, por edhe futbolli më i paguar. Man City është vlerësuar si më i pasuri në botë, Reali i gjashti ndërsa Bayern Munich mbyll top 10’shen.
Në një klasifikim nga “Soccerex Football Finance 100”, që analizon vlerën e futbollistëve në treg, pronat që kanë skuadrat, llogaritë bankare, fuqinë e investimit, si edhe borxhet, zbulohen cilat janë klubet më pasuara në të gjithë botën.

Në klasifikimin prej 100 klubesh dhjetëshen e parë e dominojnë skuadrat angleze, me Manchester City në krye.

Pas saj renditen londinezët e Arsenal, ndërsa një vend në podium ka Paris Saint German.

Vendi i katërt për një tjetër britanike, Tottenham. Kinezët e Gunagzhou Evergrande renditen në vendin e pestë, ndërsa pas tyre janë Real Madrid dhe Manchester United.

Barcelona renditet në vendin e 13-të, ndërkohë që skuadra më e pasur nga futbolli italian është Juventus, me rreth 1.3 miliard euro.

Chelsea renditet në vendin e 9, ndërsa pas tyre është Bayern Munchen.

Ndërkohë sa i përket skuadrave të tjera italiane, Napoli renditet në vendin e 26-të, Inter në vendin e 30, Milan në vendin e 34 dhe Roma në vendin e 51.

Related posts

E ARDHMJA E NEYMAR/ Presidenti i Santos shuan dilemat

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter mposht Shakhtar falë dopietës së Dzeko, Ajax përmbys Besiktas

Delo.autor

“PARTIZANIN DO TA SHOHIM TË DIELËN”/ Flet Presidenti Gaz Demi: Nuk jam i zhgënjyer nga starti, kemi…

Delo.autor

Leave a Comment