Futboll La Liga

19 pikë para Realit në La Liga, Barcelona ka një urim special për fansat

Barça i uron javë të mbarë fansave duke postuar renditjen e La Ligas. Si mund të mos bëhet një gjë e tillë, kur vetëm në pjesën e parë të kampionatit, pas 19 xhirove, janë 19 pikë para rivalit të përbetuar, Realit.

19 pikë para Real Madridit, gara për titull në Spanjë mund të quhet e mbaruar për Real Madridin, teksa Barcelona tashmë duket se e ka trofeun në xhep.

Për të shprehur gëzimin për këtë distancë të madhe me vendet, dy tre dhe katër, Barça ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke i uruar javë të mbarë fansave e që padyshim se do të jetë e tillë duke e parë se skuadra e tyre e zemrës po shkel këdo që i del para.

Nëntë pikë para Atletico Madridit, 11 para Valencias dhe 19 para Real Madridit – Barcelona po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Spanjë.

Barça aktualisht është klubi i vetëm pa humbje në top pesë ligat evropiane, pas disfatës së parë të Man City, që u mposht nga Liverpooli.

Related posts

SITUATA ABSURDE E DEMIR/ Barcelona do të jetë e detyruar të paguajë 10 milionë euro nëse Xavi e aktivizon sërish

Delo.autor

LIVE U21| Andorrë-Shqipëri, Nis pjesa e dytë. Bushi kryen menjëherë dy ndërrime

Delo.autor

U SURPRIZUA NGA SHKARKIMI I MOURINHO-S/ Herry Kane: Largimin e trajnerit e mësova…

Delo.autor

Leave a Comment