Futboll Premier League

A do të transferohet Alexis në “Stamford Bridge”? Conte ka pranuar se…

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka pranuar se nuk është i sigurt nëse klubi i tij përpiqet ta transferojë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Manchester City është tërhequr nga gara për nënshkrimin e sulmuesit kilian për shkak të pagës së tij të lartë.

Ndërkohë thuhet se Manchester Unitedi e udhëheq garën për transferimin e tij, ndërsa të hënën u raportua se edhe Blutë e kërkojnë 29-vjeçarin.

Chelsea fillon bisedimet me Arsenalin për Sanchezin

Megjithatë, Conte ka thënë se nuk beson që Chelsea është në kërkim të sulmuesit.

 “Nuk e di, nuk besoj. Sa i përket tregut të transferimeve, preferoj të fals me klubin dhe të jap një mendim, ndërsa e përsëris se nuk dua të jap një mendim për këtë”, ka deklaruar strategu italian.

Trajneri nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me transferimet, megjithëse ka një pozitë këshilluese në bordin e Chelseat.

 Sidoqoftë, ai e ka shprehur zhgënjimin e tij pse Blutë nuk arritën të transferojnë futbollistë, si Alex Oxlade-Chamberlain, Romelu Lukaku e Fernando Llorente, në afatin kalimtar veror.

E ardhmja e Alexisit mund të vendoset në dy ditët e ardhshme, ndërsa kalimi i tij në Old Trafford mund të lidhet me shkuarjen e Henrikh Mkhitaryanit në drejtim të Arsenalit.

Related posts

KAOSI NË BRAZIL-ARGJENTINË/ Ndërhyn policia dhe ambasadorët. Kërkohet depërtimi i 4 lojtarëve

Delo.autor

MILAN KËRCËNON JUVEN/ “Djalli” mban ritmin e Inter, Pioli: Do provojmë t’i fitojmë të gjitha

F.autor

“EURO 2020″/ Rusët përfitojnë një penallti, Dzyuba ndëshkon Danimarkën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment