Kombëtarja

Armand Duka: Do dëshiroja 4 skuadra në grup, Shqipëria e fortë

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, foli për shortin e Shqipërisë. Në një lidhje drejtpërdrejt nga Zvicra për “Supersport”, numri njw i federatwsw nuk ngeli shumë i kënaqur nga grupi me 3 skuadra dhe u shpreh se do të dëshironte një grup me katër për shumë arsye.

“Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katërt për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë nuk ka 3 piksha të sigurt, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët.

Rastësisht ndeshja e Norvegjisë do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka. Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Në qershor do të zhvillojmë edhe 2 ndeshje të tjera. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion.  Uroj që përsëri të jemi pjesë e Europianit.

Shorti i Kosovës? Mu duk short vërtet i mirë. Kosova i ka të gjitha shanset për të qenë e para e Grupit”, u shpreh Duka

Related posts

Uzuni bën premtimin e madh: Më “ngrohin” golat e Grezdës dhe Kaçes, tifozë ejani në stadium 

Isa.Autor

“Çunat” e Kombëtares, Hysaj dhe Strakosha takohen bashkë (FOTO)

Q.Autor

NGA VITET E PARA NË KOSOVË TEK SEZONET ME LAZIO-N/ Rrëfen Cana: Ju tregoj për jetën time…

Delo.autor

Leave a Comment