Albanian Stars Futboll Seria A

Arritja e Igli Tares nuk ka kufi, vlerësohet më i miri edhe nga ‘SportItalia’

Një çmim simbolik, por që thotë vërtet shumë. Igli Tare merr një vlerësim të rëndësishëm, duke u përzgjedhur si Drejtori Sportiv më i mirë në Itali për vitin 2017.

Në sondazhin e kanalit “SportItalia”, siç komunikoi vetë transmetuesi televiziv nëpërmjet Twitter-it, Igli Tare është zgjedhur në mënyrë plebishitare si nga Juria e Sportitaliamercato, ashtu edhe nga tifozët, si Drejtori Sportiv më i mirë i vitit në Itali.

Tejet interesant është fakti se bëhet fjalë për një votim ku ka qenë vendimtare jo vetëm preferencat e tifozëve të Lazios, por mbështetës nga të gjitha klubet italiane kanë zgjedhur Taren, që ka lënë pas me diferencë të madhe ndjekësit në anketën në fjalë.

Sezoni i bukur i Lazios është padyshim edhe fryt i zgjedhjeve të ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Igli Tare prej vitesh po zhvillon një punë të shkëlqyer të bardhekaltërit me blerje të goditura, vlerësim lojtarësh që rrisin disa herë çmimin e tyre duke mundësuar krijimin e një skuadre kompetitive e njëkohësisht duke rritur të ardhurat për arkat e klubit bardhekaltër.

Falë punës së tij dhe fryteve të saj, Tare që e nisi me jo pak skepticizëm punën e drejtorit sportiv, duke pranuar rolin e drejtuesit në klubin ku kishte edhe një vit kontratë si futbollist, tanimë i ka bindur të gjithë mbi vlerat e tij edhe në këtë detyrë, duke rezultuar një goditje e rëndësishme e presidentit të Lazios, Lotito

Related posts

NUK U GRUMBULLUA NGA PANUCCI/ Ja mesazhi prekës i Seferit për kombëtaren para ndeshjes… (FOTO)

Delo.autor

PAS GAFËS SË MADHE NGA DE GEA/ Sulmuesi Sarr ndëshkon “Djatë e Kuq” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Mbrojtësi Meksi: Luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon, por…

Delo.autor

Leave a Comment