Futboll Premier League

Arsenali fiton me përmbysje ndaj Chelseas, shkëlqen Granit Xhaka

Arsenal ka eliminuar Chelsean për të kaluar në finale të Carabao Cup, ku do të luajë kundër Manchester Cityt

Mesfushori Granit Xhaka ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për Arsenalin ndaj Chelseat, duke ia siguruar skuadrës së tij finalen e Carabao Cup.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Eden Hazard, por vendësit u rikthyen me golat e Rudiger (autogol) dhe Granit Xhakës.

Arsenal në finale kalon me rezultat 2:1 pas dy ndeshjeve, sepse ndeshja e parë në Stamford Bridge kishte përfunduar baras 0:0.

Në finalen e Carabao Cup në Wembley, Arsenal do të luajë ndaj Manchester Cityt, që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Bristol Cityn.

Related posts

Derbi i Mançesterit vazhdon në merkato për yllin e Bayern

Sadik.Autor

Dëbohet nga Chelsea berberi më i famshëm në Angli, arsyeja do t’ju habisë

Q.Autor

NAPOLI-JUVENTUS/ Ancelotti synon të ngushtojë diferencën me “Zonjën e Vjetër” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment