Futboll Premier League

Barazimi ndaj Arsenalit, Conte zbulon fajtorin kryesor tek Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, i ka bërë thirrje Alvaro Moratas që të vazhdojë të punojë shumë për të përmirësuar paraqitjet.

Sulmuesi humbi tri raste ballë për ballë me portierin në barazimin prej 2-2 në Emirates.

Morata shënoi 10 gola në 19 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.

“Mendoj se është mëkat sepse kur keni shumë raste shënimi, ju duhet që të fitoni ndeshjen. Në vend të kësaj, ne po flasim për një barazim të mirë ndaj një ekipi të mirë”.

“Morata nuk ka fat. Ai duhet të punojë dhe të përmirësohet. Është mëkat sepse ai pati shumë raste shënimi, por jam i kënaqur me impenjimin dhe përkushtimin e tij”.

“Ne jemi të zhgënjyer. Ne kemi pasur mundësi të mirë për të fituar sepse merituam fitoren. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin e të vazhdojmë të punojmë shumë për të shënuar më shumë”.

“Zhgënjimi im është i madh po aq sa i lojtarëve. Ne fitojmë së bashku, barazojmë së bashku dhe humbim së bashku. E përsëris, është mëkat sepse ne merituam të fitojmë ndeshjen”, deklaroi Morata.

Related posts

Pique: Çelësi i gjeneratës më të mirë të Barcelonës është Messi

Q.Autor

180 MINUTA PËR GOLIN E REKORDIT/ Immobile barazon Lewandowski dhe synon Këpucën e Artë!

Delo.autor

Gabriel Barbosa do të rikthehet në Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment