Albanian Stars

Bari blen Memushajn, ja shifra e paguar për kartonin e mesfushorit 31-vjeçar

Siç raportojnë edhe mediat italiane, transferimi i Ledian Memushajt tek ekipi i Barit, mund të quhet një çështje e mbyllur.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet edhe javën e ardhshme, pasi është ekipi i Beneventos që kërkon ta ketë në dispozicion mesfushorin shqiptar edhe këtë fundjavë, për sfidën ndaj Bolonjas.

 

Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën. Ndërkohë, për kartonin e vlonjatit, Bari do të shpenzojë plot 500 mijë euro, dhe ai do të firmosë një kontratë që e mban lidhur deri në vitin 2022.

Related posts

Naser Aliji e nis ters, debuton me humbje te Virtus Entella në Serinë B

Q.Autor

U largua nga Franca, talenti shqiptar transferohet në Portugali

Q.Autor

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment