Futboll La Liga

Befason Reali, e mbyll merkaton e janarit 2 ditë para kohe

Dy ditë para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit, Real Madridi e ka bërë të qartë se për ta është mbyllur biznesi zyrtar i hyrjeve dhe daljeve, përkundër faktit se ka marrë oferta të shumta për lojtarë si Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral.

Por, Zinedine Zidane dëshiron që ata të qëndrojnë në skuadër dhe nuk kërkon të sjellë në skuadër as fytyra të reja.

“Deri më 31 janar do të jemi të vëmendshëm ndaj asaj që na ofron tregu”, pati thënë trajneri francez në fillim të janarit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Por, realiteti është se ai gjithmonë ka qenë i qartë se nuk dëshiron të sjellë lojtarë të rinj apo ta largojë ndonjërin prej djelmoshave të tij.

Related posts

SUPER ATMOSFERA/ Tifozët shqiptarë dhurojnë spektakël në stadium…valëviten rreth 20 mijë flamuj kuqezinj

F.autor

ZYRTARE/ Manchester City shet për 5 milion euro lojtarin e përfaqësueses së Kosovës

Sadik.Autor

SONTE KROACI-SPANJË/ Për një vend në çerekfinalen e Euro 2020

Delo.autor

Leave a Comment