Futboll La Liga

Betis, Joaquin: Messi? Nuk dimë ç’të themi më për të

Joaquin nuk di çfarë të thotë më për Messin, sipas tij shkurt dhe thjesht; “ai është më i miri në histori”.

Lionel Messi shkëlqeu të dielën mbrëmë në fitoren e Barcelonës prej 5:0 kundër Real Betis duke shënuar dy gola dhe dhuroi gjithashtu spektakël për tifozët në stadium, por edhe vetë futbollistët e Betis, që shijuan magjitë e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Një ndër ta është Joaquin, i cili thotë se më nuk di çfarë të flas për Messin vetëm se ai është më i miri i të gjitha kohërave.

“Kur jeni kundër Messi, kush… kush… (qesh)… mirë, nuk dimë çfarë të themi më për të…”, u shpreh Joaquin.

Më pas u pyet për krahasimin mes Messit e Cristiano Ronaldos, ku në vitin 2017 portugezi e fitoi Topin e Artë për ta barazuar argjentinasin, me nga pesë.

“Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë”, tha ai. “Kam parë lojtarë të mirë, por ky djalosh… sa herë zbres në fushë me të, them, ky është në gjendje ta fitojë ndeshjen kur të dojë”.

“Mendoj se ai i thotë edhe vetes; ‘tani do të shënoj’, dhe shënon. Për më tepër, e ka bërë këtë për 10 vite, duke luajtur 70 ndeshje në vit. Ai e ndryshon krejtësisht edhe ndeshjen, por më shumë si finalizues. Kështu që unë preferoj Messin”.

Related posts

Harry Kane shënjestron rekordet historike të Alan Shearer

Q.Autor

Partizani hedh poshtë zërat: Dalipi ka besimin absolut të klubit!

Sadik.Autor

MIQËSORET KUNDËR BRAZILIT DHE URUGUAIT/ Thirren në kombëtare Messi dhe Dybala, ja kush mungon (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment