Futboll Seria A

Bonaventura: Milan duhet ta mbajë Gattuson

Mesfushori italian, Giacomo Bonaventura insiston se Milani duhet të mbajë Gennaro Gattuson edhe pas përfundimit të këtij sezoni

Gennaro Gattuso ka nënshkruar kontratë me Milanin vetëm deri në fund të këtij sezoni, por mesfushori Giacomo Bonaventura beson se atij duhet dhënë besim edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai tha se Gattuso nuk ua ka zili as trajnerëve më të mirë në botë dhe këtë po e tregon me punën që po bën.

“Dikush do të dëshironte Guardiolan, e dikush tjetër ndonjë top trajner. Por, Gattuso nuk ia ka zili askujt për mënyrën se si punon. Ndryshimi i trajnerit, do të ishte shumë i vështirë për lojtarët”, tha Bonaventura për Corriere dello Sport.

“Gattuso e njeh shumë mirë mjedisin dhe ka nevojë për disa super yje në skuadër. Ai ka karakter dhe pasion të madh. Ai ka arritur të na përmirësojmë të gjithëve”.

Related posts

MILAN NIS “SKARCIMET”/ Pesë futbollistë me “valixhe në duar”

F.autor

JUVENTUS NDRYSHON “LËKURË”/ Ja fanella e re të kampionëve të italisë për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Foto Strakosha krenar për Tomin: Është më i mirë se unë, ja kur më kanë ikur 10 vite jetë prej tij

Sadik.Autor

Leave a Comment