Futboll Seria A

Bonucci ‘godet’ keq Juventusin, tifozët bardhezi ‘shpërthejnë’ ndaj ish lojtarit të tyre

Leonardo Bonucci ka hapur një uebsajt personal, por kapiteni aktual i Milanit ka debutuar me gafë.

Ndërsa ai kalon disa pasazhe të karrierës së tij duke komentuar titullin e sezonit 2015-2016 me Juventusin, përkrah postimit dhe ndjesive të tij gabon me foton, në të cilën duket ai që mban “scudetto”-n me numër 32, shkruan panorama.

Por edhe pse ligjërisht fotoja mund të duket e drejtë, në të vërtetë, për tifozët e Juves dhe siç ka konfirmuar edhe ai vetë, kur vishte ngjyrat bardhezi, ai ishte titulli numër 34 në fushën e lojës, pasi juventinët i quajnë të vetët edhe dy titujt e “Calciopolit”.

Kaq ka mjaftuar që kjo gafë, ndoshta ky mohim i dy titujve nga ana e Bonuçit, të shtyjë ish-tifozët e tij që ta “godasin” me breshëri ofendimesh lojtarin e Milanit.

Related posts

“PO LUANI ME NERVAT E MIA”/ Marco Reus shfryn ndaj gazetarit: Gjithmonë i njëjti m*t…

Delo.autor

I DHA FITOREN E KUPËS SË BOTËS GJERMANISË/ Gotze: Goli në finalen e Botërorit ma vështirësoi…

Delo.autor

Bayern Munich me imazh të ri për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment