International

Bota i përulet Ronaldinho’s, zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Lajmi qarkullonte prej shumë muajsh, por tani është zyrtare: Ronaldinho ka vendosur të tërhiqet. Ishte vetë vëllai i yllit brazilian që ndryshoi futbollin, Roberto de Assis Moreira, ai që e bëri publik lajmin në një intervistë të dhënë për “O Globo”: “Përfundoi, ai e la. Do të bëjmë ndonjë gjë të madhe dhe të bukur pas Kupës së Botës në Rusi, me siguri në gusht. Do të bëjmë disa evente në Brazil, Europë dhe Azi. Dhe sigurisht që duam të bëjmë një ndeshje me një seleksionim të Brazilit”.

Rezultate imazhesh për ronaldinho

Ronaldinho nuk ka luajtur më në nivel elitar që pas lamtumirës së tij me Fluminese në vitin 2015. Ish-ylli i PSG, Barcelonë dhe Milan ka përmendur shumë herë tërheqjen nga futbolli i luajtur, por edhe shumë herë të tjera ka folur për oferta të reja. Ronaldinho ka qenë kampion bote në vitin 2002, ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2005, trofeun e Champions League në 2006 dhe në Europë ka veshur fanellat e PSG (2001-2003), Barcelona (2003-2008) dhe Milan (2008-2011).

Related posts

(FOT) Aubameyang kapet “mat” duke bërë gati “valixhet”, pritet nisja drejt Londrës

Q.Autor

31 skuadra, 2 tabu dhe një mallkim… Të gjithë kundër Gjermanisë në Botëror

Q.Autor

Zyrtare/ Arda Turan ndërron ekip

Alm.autor

Leave a Comment