Futboll Seria A

Candreva ‘shokon’ Interin: Dua të luaj në Premier League!

Antonio Candreva e ka pranuar se do të donte të luante në Premierligën angleze, teksa e falënderon trajnerin Luciano Spalletti për ndihmën që ia ka ofruar për të mësuar gjëra të reja në Inter.

Anësori italian mbush 31 vjet muajin e ardhshëm dhe për një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në Angli, me Chelsean, Manchester United dhe Arsenal të interesuara për të, transmeton Express.

“Vërtet më pëlqen Premierliga, pasi është garë e jashtëzakonshme. Do të doja ta provoja futbollin në Premierligë”, ka thënë Candreva për revistën “Calcio 2000”.

Ai ka folur edhe për Serinë A italiane, për të cilën ka thënë jo vetëm që është ligë shumë e vështirë, por edhe ka disa ndeshje shumë argëtuese.

Ai mendon se skuadrat italiane po përmirësohen dhe mund të bëjnë mirë në Evropë, po ashtu.

Related posts

NERVOZOHET YLLI I JUVENTUSIT/ Allegri nuk e aktivizoi, lojtari largohet nga stoli duke…

Delo.autor

AKUZON RËNDË PROJEKTIN “SUPER LEAGUE”/ Boban: Miliarderë të papërgjegjshëm, nismë e turpshme

Delo.autor

SKANDALI/ PËRDHUNOI MINORENEN: Ja kur pritet të kthehet në fushë lojtari i njohur

Isa.Autor

Leave a Comment