Futboll Seria A

Cannavaro, mbiemri që nuk shteron në Serie A

Pas eksperiencës te Carpi, djali i kampionit të Botës të vitit 2006, i rritur te Sassuolo, aty ku mbylli karrierën xhaxhai i tij Paolo: mesfushori i lindur në vitin 1999kthehet të luajë në Campania, te Benevento. Dhe dinastia vazhdon…

Këtu hyn në fuqi thënia: Gjaku i mirë nuk humbet. Rregull që është i vlefshëm, veçanërisht kur mendojmë për familjen Cannavaro. Fabio, i biri i Pasquale, edhe ai futbollist, kapiten në Kupën e Botës të vitit 2006, u largua nga futbolli për disa vite, duke nisur karrierën si trajner në Kinën e largët.

Më të tani është dhe vëllai Paolo, që këtë janar ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas një karriere të madhe në Serie A. Nuk ka më dorëzime, duhet ta mendoni këtë. Tashmë në fushë është një Cannavaro i ri, që do të vendoset në fushë midis të mëdhenjve. Ai është djali i Fabio, i cili është zyrtarizuar te Benevento.

Christian Cannavaro është mesfushor qendre, jo mbrojtës, siç ishin në të shkuarën i ati, xhaxhai dhe gjyshi i tij, i lindur në vitin 1999 dhe i rritur në të rinjtë e Sassuolos. Eksperienca e parë larg Sassuolos ishte pikërisht verën e shkuar, gjithnjë në Emilia, ku veshi fanellën e Carpi, skuadër në të cilën nuk gjeti shumë vend. E tashmë një dritare e re po hapet, është Benevento, që do të presë atë që të japë më të mirën e tij.

Rikthim në Campania për Christian, si e gjithë familja e tij. Një Cannavaro që ikën dhe një tjetër që vjen në futbollin italian. Por, është edhe një tjetër, Manuel, i biri i Paolo dhe nipi i Fabio, që aktualisht luan te Sassuolo U-16. Dinasti që nuk përfundon… /EDS/

 

Related posts

PRITET TRANSFERIMI I YLLIT FRANCEZ NË “CAM NOU”/ Valverde jep lajmin e madh: Ja kur mbyllet marrëveshja me Griezmann

Delo.autor

REFLEKTON INTERI/ Lukaku fut në mendime drejtuesit, huazimi nuk është më i sigurt

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Goditje e rëndë për kapitenin Ramos, spanjolli humb mbi 19 milionë euro. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment