Futboll

Capello: Mourinhon dhe Conten i ka lënë mendja

Fabio Capello është i habitur si Jose Mourinho dhe Antonio Conte e kanë lënë grindjen e tyre publike të shkojë kaq larg, duke thënë se atyre iu ka ikur mendja.

Conte dhe Mourinho janë duke u grindur me fjalë publikisht që prej se portugezi sugjeroi se rivali i tij është kloun për shkak se është shumë i gjallë në vijën anësore.

“Është fanella e Chelseat që i bën nervoz trajnerët. Të gjithë i mbajmë në mend ankthet kur ai [Mourinho] ishte trajner i Chelseat”, ka thënë Capello.

Ai ka shtuar se Conte tani po e bën saktësisht të njëjtën gjë që dikur e bënte Mourinho.

“Conte po e bën pikërisht të njëjtën gjë si Mourinho. Të gjithë e mbajmë mend Mourinhon duke rënë në gjunjë në mes të fushës apo Mourinhon duke vrapuar pas ndonjë fitoreje”, ka shtuar trajneri italian.

Por, Capello mendon se ata e kanë tepruar duke shkuar shumë larg me këtë zënkë.

“Atyre iu ka ikur mendja krejtësisht. Nuk e imagjinoja se do të shkonin kaq larg”, ka thënë ai.

Related posts

“KATAR 2022″/ Zbulohen goglat e vazos së parë të Botërorit, ja cila kombëtare do të marrë vendin e Italisë

F.autor

LIND NJË PROFESION I RI NË SHQIPËRI/ FSHF jep detaje për kursin e parë… (FOTO)

Delo.autor

Skedina ditës/ Eksperti Italian e bën të “sigurtë”, këto 3 ndeshje do t’ju bëjnë të fitoni shumë para

Q.Autor

Leave a Comment