Futboll

Cassano: Te Reali haja si qen dhe bëja një jetë m…!

Antonio Cassano dëshiron të rikthehet në futbollin e luajtur. Kjo është ajo që sulmuesi ka thënë gjatë një interviste të gjtatë për “Corriere dello Sport”, ku sqaron se peshon po aq sa peshonte në kohën kur shkoi te Kupa e Botës në Brazil dhe se stërvitet çdo ditë. “Më shikoni, nuk kam bark dhe peshoj 85 kg, po aq sa kur shkova te Kupa e Botës në Brazil. Stërvitem dy herë në ditë në fushën në Carasco dhe ndjek programin stërvitor të ish-trajnerit Tibaudi”, sqaron Cassano.

“Për shkak se stërvitem çdo ditë, unë mund të konsiderohem akoma futbollist aktiv, edhe pse jam pa skuadër dhe deri tani pa asnjë propozim bindës, sepse të gjithë mendojnë se nuk mund t’ja dal më. Por nuk është e vërtetë. Tani punoj më shumë se më përpara dhe nëse do të mbërrinte ndonjë ofertë, atëherë do të isha i lumtur. Jam i lodhur duke u ndjerë sikur peshoj 20 kg më shumë”, vijoi sumuesi italian.

Ish-futbollisti i Real Madrid ka treguar ndër të tjera edhe për kohën e tij të kaluar te Real Madrid: “Ishte koha e Galaktikëve. Kisha nënshkruar një kontratë prej 6 vite e gjysmë me Real Madrid, por atje qëndrova vetëm 18 muaj. Çdo të premte i hipja avionit për në Romë. Atje ushqehesha si qen dhe nuk flija netëve. Jetoja një jetë m…. Nëse do ta kisha njohur bashkëshorten time Carolina që kur isha 20 vjeç, atëherë jam i sigurtë se do të kisha në shtëpi një “Top të Artë”. Nuk mendoja se do të gjeja një grua si ajo. Po të kisha kokën e Zanetti, do të kisha luajtur mes reve në qiell, përkrah Messi, Xavi, Iniesta, Zidane dhe Ronaldo Fenomenin”.

Related posts

Wolfsburg fiton betejën, e parë për mbijetesën në Bundesligë ndaj Holstein Kiel

Sadik.Autor

“KAM REFUZUAR DISA HERË REAL MADRIDIN”/ Arsene Wenger tregon: Mund të kisha fituar më shumë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Premier Ligës merr vendimin përfundimtar për Stiven Xherrard

F.autor

Leave a Comment