Futboll Ligue 1

Cavani sfidon Ibrën, një gol larg të bërit “El Matador” i PSG-së

“Matador”. Kështu e quajnë Edinson Cavani, lojtarin i cili, të mërkurën, nëse shënon, mund të përputhet ose ta tejkalojë të paprekshmin Zlatan Ibrahimovic, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit parizien. Kujtojmë se PSG ka lindur nga bashkimi i dy entiteteve, “Paris Football Club” dhe “Stade Saint-Germanois”, në vitin 1970. Pikërisht për këtë vit, 1970, e mbas, po bëjmë fjalë. Sulmuesi uruguajan numëron 155 gola në 225 ndeshje zyrtare, duke llogaritur të gjitha garat, ndërsa Suedezi arriti 156 gola në 180 ndeshje me PSG-në. Është e qartë se këto 45 ndeshje janë diferenca thelbësore në krahasimin e tyre, por është, gjithashtu, e vërtetë se “Edi”, siç e quajnë sulmuesin uruguajan, ka qenë i larguar në krahun e majtë (më larg portës) në vitet që përkoi të luante me Zlatan (2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016). Ndeshja e sotme, e orës 21.00, kundër Dijon, është e favorshme për këtë rekord, që “Edi” e ka “prekur” prej disa javësh, por pret të materializohet. Dijoni është një klub modest, që nuk e kalon pozicionin e nëntë në klasifikimin e tanishëm të Ligue 1…

Sot, ky ekip ballafaqohet me udhëheqësit e kampionatit francez, në “Parc des Princes”. Performanca e Cavanit te PSG-ja ka “kapur qiellin” në vitet e fundit. Me Ibrën në krahun e tij, i spostuar në të majtë të sulmit parizien, “El Matador” ka regjistruar mesatarisht një gol në 70 prekje të topit, çka është reduktuar pa Ibrën te PSG-ja në një gol në 29 prekje. Përfundimi është i qartë: prekje më pak, më shumë gjuajtje drejt portës… dhe më tepër gola.

Më parë, me Ibrën te PSG-ja, 14% e goditjeve të tij ishin brenda zonës; tani kjo shifër është rritur në 26%. Dallimi është i qartë në lidhje me incidencën e lojtarit uruguajan në zonë. Rezultati është në vijim gjatë këtij sezoni, në të gjitha garat: 33 ndeshje dhe 27 gola në 2.750 minuta gjithsej, të luajtura. 19 gola ka shënuar Cavani në Ligue 1, çka e mban atë në pzoita kreu të klasifikimit të “Këpucës së Artë” për momentin. Për momentin, uruguajanin e kalojnë vetëm dy sulmues, të dy me nga 20 gola: Immobile (Lazio) dhe Kane (Tottenham).

Sulmuesi i PSG-së nuk shënon që nga 20 dhjetori kundër Caen (3-1). Edinson Cavani ishte shumë afër “Këpucës së Artë” edhe sezonin e kaluar. Messi, i cili fitoi, përfundoi i pari me 37 gola. “El Matador” po riprodhon stilin e tij në Paris: golat dhe sakrificat për ekipin e tij. Shifrat e tij janë pak të kuptueshme.

Nëse shkojmë në faqen e tyre zyrtare, të dhënat e OPTA tregojnë se uruguajani ka realizuar në karrierën e tij 348 gola në 607 ndeshje, me një mesatare prej 0.57 gola / ndeshje: 54 gola i ka shënuar me kokë, 226 me këmbën e djathtë dhe 52 me këmbën e majtë. Edinson do të përballet sonte me një ndeshje, që mund ta fusë në historinë e PSG-së, ashtu siç bëri në Palermo, Danubio dhe, ende, tek Uruguaji.

Related posts

NIS FAZA E DYTË PËRGATITORE/ Inzaghi grumbullon 3 shqiptarë tek Lazio, ja emrat

Delo.autor

ËNDËRRONTE SPEKTAKLIN E WWE/ Aubameyang plotëson DËSHIRËN e fëmijërisë

Isa.Autor

Orët e fundit të merkatos, Dortmund transferon mesfushorin e Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment