Futboll Premier League

Chelsea, Courtois zbulon të ardhmen e tij dhe të Hazard

Thibaut Courtois do të qëndrojë te Chelsea dhe bashkë me atë, sipas të gjitha gjasave, edhe Eden Hazard. Është vetë portieri belg që njofton se tashmë është pranë akordit me “Blutë e Londrës” për rinovimin e kontratës, që ka aktualisht si afat skadence vitin 2019.

“Jam i lumtur te Chelsea dhe një marrëveshje është pranë. A ishte një shpërqëndrim historia e rinovimit? Jo për mua, kam qenë gjithmonë i qetë dhe i shplodhur, pavarësisht zërave dhe aludimeve. Jam i përqendruar te Chelsea dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi portieri për ‘London Evening Standard’.

Rezultate imazhesh për hazard courtois

Kontrata e belgut tjetër të skuadrës në “Stamford Bridge” skadon në vitin 2020, dhe ylli i “Bluve të Londrës” mund të ndjekë gjurmët e portierit bashkëkombas. “Unë dhe Eden kemi inkurajuar njëri tjetrin.

Nëse firmos ti, atëherë firmos edhe unë. Mendoj se jemi të dy të lumtur te Chelsea, kemi fituar titullin dy herë në katër sezonet që ndodhem këtu dhe mund të arrijmë majat me këtë fanellë”, deklaroi gardiani i portës së Chelseas.

Related posts

Firmosi në Arabi, por Kombëtarja mbetet ëndërr për Besnik Hasin

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në “San Siro”, Milan realizon dy gola për 4 minuta ndaj Celtic (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRI-HUNGARI/ Kthehen tifozët dhe radha për biletat e fundit. Shihni situatën para “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment